Interi i vendosur për Cavanin, i ofron kontratë 3-vjeçare
Antonio Conte është i vendosur të ketë edhe një sulmues te skuadra e Inter, dhe këtë synim do ta finalizojë në merkaton e verës.

Sipas ‘L’Equipe’, Inter i ka propozuar Cavanit një kontratë tri vjeçare, dhe tashmë prijnë garën për kartonin e lojtarit.

Kjo është paksa e çuditshme, duke pasur parasysh se Cavani mbush 36 vite gjatë sezonit të ardhshëm, dhe në tri vite ai do të jetë duke ngadalësuar.

Lojtari do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me PSG do të skadojë.

Interesim për uruguaianin kanë shfaqur edhe skuadrat e Newcastle United, Atletico Madrid e Man United.
Shtuar më 23/05/2020, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori