Interi ka besim te Sanchez, nuk është i interesuar për Ibrahimovic
Administratori i Deleguar për anën Sportive te Interi, Giuseppe Marotta i ka "mbyllur dyert" një rikthimi të mundshëm të suedezit Zlatan Ibrahimoviç në skuadrën zikaltër.

Ai ka thënë se mezi e pret rikthimin e Alexis Sanchez dhe se organika nuk do të ndryshojë.

"Kemi ndërtuar një organikë të kompletuar, por dëmtimi i Sanchez na prishi disi qetësinë", u shpreh ai.

"Megjithatë besoj se brenda dy muajve futbollisti do të jetë gati dhe do të jemi të kompletuar edhe përpara".

"Merkatoja e janarit është aty, por në këtë periudhë është e vështirë që të afrohen lojtarë të rëndësishëm. Gjithsesi ne jemi vigjilentë për të shfrytëzuar mundësitë, por në sulm nuk do të lëvizim", tha Marotta.
Shtuar më 20/10/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori