Interi ka dyshime reth dëmtimit të Icardit, e ridërgon të kryejë analiza të tjera
Interi i hoqi një javë më parë shiritin e kapitenit Mauro Icardit, teksa ai tashmë nuk po stërvitet me skuadrën.

Ai ka pasur një dëmtim në gjurin e djathë duke mos luajtur në ndeshjen ndaj Rapidit në "Europa League" dhe ndaj Sampdorias.

Megjithatë klubi i Interit dyshon reth situatës së Icardit teksa ka urdhëruar kryerjen e të gjitha analizave nga e para.

Argjentinasi iu drejtua një qendre shëndetësore në Milano, i shoqëruar nga bashkëshortja menaxhere, Ëanda Nara, por edhe nga babai i tij, duke kryer analizat e nevojshme dhe një rezonancë magnetike për gjurin.

Shqetësimi më i madh i drejtuesve të Interit është se Icardi mund të mos ketë probleme në gju, por thjesht ka gjetur një arsye për të mos zbritur më në fushë me skuadrën, pasi nuk e priti aspak mirë heqjen e shiritit të kapitenit.

Shtuar më 20/02/2019, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori