Interi ka shfaqur interes, Gundogan zbulon objektivat e tij
Ilkay Gundogan është një nga objektivat e Interit për repartin e mesit të fushës. Gjermanit i përfundon kontrata me Manchester City në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa rinovimi nuk ka ardhur ende.

Rreth kësaj çështje ka folur vetë lojtari. Gjatë festimeve të titullit ditën e djeshme, 28-vjeçari ka folur në lidhje me interesimin e zikaltërve. Gundogan mohon bisedimet me klubin italian dhe tregon prioritetin e tij, që është fitimi i FA Cup kundër Watfordit, finale që do të zhvillohet me datë 18 maj.

"Nuk di gjë për interesimin e Interit, sinqerisht ju them që nuk kam biseduar me askënd në Itali. Jam i përqendruar vetëm te përfundimi i sezonit dhe mendoj vetëm që të fitoj edhe një trofe me ekipin tim", thekson mesfushori gjerman. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori