Interi kërkon Lampardin
Albeu.com
“Lampard është shumë i vlerësuar në Chelsea, por ne jemi duke biseduar rreth mundësisë së nënshkrimit me të”, ka thënë Moratti, i cili është në kërkim edhe të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard.Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar se klubi i tij është duke e përcjellë situatën e mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard.

“Lampard është shumë i vlerësuar në Chelsea, por ne jemi duke biseduar rreth mundësisë së nënshkrimit me të”, ka thënë Moratti, i cili është në kërkim edhe të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard.

“Sa i takon Lampardit mendoj se ajo do të varet shumë se si do të përfundojë finalja e Ligës së Kampionëve”, ka shtuar ai.

Jose Mourinho, që ka punuar me Lampard tek Chelsea, pritet të zëvendësojë Roberto Mancinin në stolin e menaxherit të kampionit të Italisë, që mund të ishte një arsye që edhe mesfushori anglez të zhvendosej në Serie A.
Shtuar më 20/05/2008, ora 22:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori