Interi kampion i Seria A sa i përket tifozerisë
Interi kundër Empolit zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

Skuadra e Spalletit duhet të fitoj në San Siro për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, pasi që Atalanta e Milan janë duke kërkuar ti zënë vendin.

Por kjo ndeshje do të jetë një rekord për zikaltërit në Serie A, shkruan Indeksonline.

San Sirro pritet të vizitohet nga 60,000 tifozë duke bërë Interin skuadrën më të ndjekur këtë sezon.

Ata vitin e kaluar përfunduan me një mesatare prej 57.529 shikuesish për ndeshje, por këtë vit do të ketë më shumë se 58.000.

Këtë shifër e ul paksa ndeshja me Sassuolon ku Inter luajti pa tifozë pasi ata u pezulluan për shkak të koreve raciste kundrejt Koulibaly. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori