Interi është rreshtuar rreth një lëvizje për ish-menaxherin e përgjithshëm të Juventusit, Giuseppe ‘Beppe’
Marotta.
Sipas Tuttomercatoweb, 60-vjeçari ka shumë oferta në tavolinë dhe në mesin e atyre klubeve të interesuara është edhe
Interi.
Pronarët e Interit, kinezët e
Suning Group duan të sjellin Marottan në Milano, pasi pëlqejnë punën e kryer në Torino.
Suning duan ta joshin drejtuesin italian duke i ofruar gjithashtu një mbikëqyrje të punës tek skuadra tjetër nën pronësi të tyre, Jiangsu
Suning.
Megjithatë, thuhet se
Marotta do të shkojë te Nerazzurrët vetëm nëse
pronarët e pastrojnë ekipin e tyre nga menaxherët aktual – duke përfshirë edhe drejtorin sportiv Piero Ausilio.
Marotta është përfolur edhe për një kandidim të tij si President i Federatës Italiane të Futbollit [FIGC], por një gjë të tillë e ka mohuar vetë italiani.
Shtuar më 01/10/2018,
ora 23:00