Interi kryeson garën për portugezin e Barcelonës
Mbrojtësi portugez, Nelson Semedo, lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, kur merkatoja e verës është duke afruar.

Sipas raportimeve të ‘marca’, Inter janë mirë të pozicionuar në garën për shërbimet e Semedo.

26 vjeçari mund të jetë i përfshirë në ndonjë marrëveshje që dërgon Lautaro Martinez në ‘Camp Nou’, por dy klubet akoma nuk kanë ndonjë marrëveshje finale për shumën e tij.

Në garë për mbrojtësin e krahut janë edhe skuadra si Manchester City dhe Juventus, por paga e portugezit nuk po përshtatet.

Semedo ka kontratë valide me Barcelonën dhe ka rinovuar së voni, por kjo nuk po i ndalon spekulimet.
Shtuar më 15/06/2020, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori