E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Inter-Lukaku, menaxheri i lojtarit në zyrat e Interit
Federico Pastorello, menaxheri i Romelu Lukakut ka mbërritur në zyrat e Interit për të diskutuar për belgun, pasi Manchester Unitedi është duke kërkuar më shumë para dhe pagesë të menjëhershme nga klubi zikaltër.

Pastorello u pa duke u futur në zyrat e klubit zikaltër në Milano mbrëmjen e së mërkurës, për një takim tjetër me drejtuesit e klubit.

Lukaku e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Interit, por Unitedi e ka refuzuar çdo ofertë të gjigantit italian deri tani.

Raportohej se Interi e kishte ofruar Mauro Icardin në një marrëveshje shkëmbimi, apo një ofertë prej 10 milionë euro për dy vjet huazimi me opsion për ta blerë atë për 60 milionë euro.

Dy klubet janë duke kërkuar një zgjidhje dhe ajo mund të gjendet nëse Interi shton më shumë para për huazimin e tij dhe një opsion që e obligon atë ta blejë Lukakun në fund.
Shtuar më 03/07/2019, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori