Interi me deklaratë zyrtare pas fyerjeve të Koulibalys
Inter i ka dënuar koret raciste të tifozëve të tyre që cak e kishin mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly duke shkruar “që nga viti 1908, Inter ka prezantuar integritet, inovacion dhe progresivitet”

“Në përgjigje të ngjarjeve që ndodhën gjatë ndeshjes Inter-Napoli të mërkurën në mbrëmje dhe vendimin pasues nga Federata dhe Serie A, klubi dëshiron që të riafrimojë se që nga 9 marsi i vitit 1908, Interi ka prezantuar integritet, mikpritje dhe progresivitet”, ka shkruar Interi në faqen e tyre zyrtare, me version të shkurt në Twitter.

“Këto karakteristika kanë definuar historinë e MIlanit një qytet që nuk përjashton dhe respekton”.

“S’bashku me qytetin tonë, ne gjithmonë kemi luftuar që të krijojmë një të ardhme të lirë dhe pa diskriminim. Ne jemi të përkushtuar për të promovuar këto vlera pavarësisht se ne operojmë dhe gjithonë dëshirojmë ta bëjmë krenar këtë klub”.

Interi prezanton 29 vende rreth e rreth botes, nga Kamboxhia deri ne Kolumbi, punon më mija fëmijë që janë të integruar përmes kampeve të Interi. Qëllimi është që ti japim të drejtë të gjithëve të luajnë pavarësisht ku janë dhe në çfarë rrethanash luajnë-rëndësia e aktiviteteve të tilla po ashtu kanë marrë mirënjohje edhe nga Kombet e Bashkuara”.

“Që nga ajo natë para 110 viteve kur themeluesit tonë nisën këtë udhëtim, ne gjithmonë i kemi thënë jo çdo forme të diskriminimit”.

“Kjo është arsyeja pse ne obligohemi sot, edhe njëherë për të ritheksuar atë që dikush nuk e kupton dhe nuk e pranon historinë tonë-historinë e këtij klubi-që nuk është e një njeriu”. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori