Interi mposht Chievon (VIDEO)
Interi ka mposhtur me rezultatin 3-1 ekipin e Chievos në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza.

Interi filloi furishëm ndërsa Antonio Cassano shënoi me volej një gol të bukur që në minutën e dytë.

Pas golit të pranuar, Chievo u rikthye në lojë dhe në minutën e 21-të barazoi në 1-1 përmes Rigonit.

Në minutëne 26-të, Andrea Ranocchia shënoi një gol me kokë për të barazuar për 2-1.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Diego Milito në minutën e 50-të, 3-1.

Pas këtaj fitoreje, Interi arrin në 43 pikë, një më pak se Lazio dhe dy më shumë se Milani. /albeu.com/


Shtuar më 10/02/2013, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori