Interi mposht Fiorentinën (VIDEO)
Interi ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2-1 skuadrën e Fiorentinës në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza.

Goli i parë erdhi nga penalltia në minutën e 17-të përmes Diego Militos, i cili kaloi në epërsi vendasit.

Në minutën e 34, Andrea Ranocchia pasoi në drejtim të Antonio Cassanos. i cili dyfishoi epërsinë në 2-0.

Por. një gol i shënuar nga minutën e 40-të nga Romulo i ktheu mysafirët në lojë por deri në fund të ndeshjes nuk arritën të barazonin.

Pask këtij takimi, Interi rënditet i treti në tabelën e Serie A me 12 pikë, katër pikë më pakë se kryesuesit e tabelës, Juventus dhe Napoli. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2012, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori