Interi mposht Realin e Madridit në garën për talentin
Në Argjentinë konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit amerikano-jugor, është 20-vjeç dhe aktualisht luan për Racing Avellanedan. Bëhet fjalë për sulmuesin Lautaro Martinez i cili sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme do të transferohet te Interi.

Zikaltërit për meritë edhe Diego Militos që punon si menaxher te skuadra argjentinase por edhe Javier Zanettit kanë fituar konkurencën me Atleticon e Madridit dhe Realin e Madridit. Interi ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të lojtarit që kapte shifrën e 18 milionë eurove duke marrë kështu shërbimet e një talenti shumë premtues, i cili mund të jetë edhe zëvendësuesi i kapitenit Mauro Icardi te zikaltërit i cili pritet të largohet në verë.

Lajmi për kalimin e Lautaro Martinez te Interi u konfirmua edhe nga mediat spanjolle të cilat e konsiderojnë lojtarin si një mundësi të humbur nga dy skuadrat e Madridit, Atletico dhe Reali.
Shtuar më 02/02/2018, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori