"Interi mund të fitonte edhe 6-0, Milani ishte skandal": Flet legjenda e sulmit italian
Ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri, ka folur në lidhje me derbin e fituar nga Interi me rezultatin 2-0.

Legjenda italiane dha mendimin e tij nga emisioni "Tiki Taka". "Nuk kishte ndeshje. Pame një Inter fantastik, por është normale, pasi patën një ndeshje të keqe në Champions.

"Kuptohej se do të vinte me agresivitet, presing dhe dëshirë. Milani nuk bëri asgjë, vetëm në rastin e Susos, nëse nuk do të ishte Donnarumma, Interi mund të kishte fituar 6 me zero".

Vieri u ndal dhe te paraqitja e Lukakut: "Një gol fantastik, i bukur. Conte e donte me të gjitha kostot dhe kishte të drejtë. Njerëzit janë të çmendur, pas ndeshjes me Slavian donin t'i largonin të gjithë, pas 3 ditësh janë më të fortë", - tha Vieri.
Shtuar më 23/09/2019, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori