Interi në finalen e Kupës së Italisë
Albeu.com
Interi ka arritur të mposhtë ekipin e Lazios me rezultat 2-0 në Olimpiko, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë, dhe në finale do të ketë përballë fituesin nga ndeshja e sotme, Catania-Roma.Që të dy golat e zikaltërve erdhën në pjesën e dytë. Pele çoi i pari në avantazh Interin, pas 58 minutash lojë, ndërsa zëvendësuesi Julio Cruz vulosi gjithçka, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Ndeshja e parë mes tyre pati përfunduar me barazim pa gola.
Shtuar më 08/05/2008, ora 22:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori