Interi ndalet në Palermo, i anulluan 2 gola (VIDEO)
Pëlqej
Interi është ndalur në Palermo me rezultatin 1-1, në një ndeshje të luajtur më mirë nga zikaltërit.

Të parët në avantazh kaluan vendasit me Vazquez që në minutën e tretë.

Në minutën e 42 Kovacic barazon rezultatin, dhe vetëm pas 3 minutash Interi shënon me Vidic, por loja ndalet për pozicion jashtë lojë të Osvaldos një vendim shumë i diskutushëm.

Sapo filloi pjesa e dytë Icardi shënoi, por sërish goli i anullua për pozicion jashtë loje, edhe ky një rast i diskutushëm.

Në minutën e fundit portieri i Palermos bëri një super pritje duke i mohuar golin Osvaldos. Zikaltërit pas tre ndeshjesh kanë 5 pikë dhe ndodhen në vendin e gjashtë -4 pikë nga Juve dhe Roma. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori