Interi ndjek me interes situatën e Ozilit te Arsenali
Interi po e ndjek me shumë interes situatën e Ozilit te skuadra e Arsenal, shkruan Albeu.com.

Tranjeri Unay Emery nuk po e sheh më lojtarin si një siguri në mesfushë, dhe minuta e tij në fushë sa vijnë edhe po pakësohen për të.

Interi e ndjek prej kohësh gjermanin, por tani mund të përfitojë më shumë se kurrë duke parë problemet e futbollistit me Emery-n.

"Zikaltërit" e shohin mesfushorin si një përforcim të domosdoshëm për rritjen e cilësisë në mesfushë. /albeu.com/



Shtuar më 20/12/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori