Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt biznesit dhe
marketingu ka dalë në plan të parë për klubet.
Madje edhe duke ndryshuar stemat e tyre, të cilat prej vitesh me radhë kanë qenë simboli i një skuadre.
Një hap të tillë e mori Juventusi, që nën drejtimin e Anjelit hoqi dorë nga stema e vjetër, për të sjellë një tjetër më moderne dhe më të thjeshtë në modelim. E gjitha kjo vetëm për qëllime
marketingu dhe për të shtuar të ardhurat në arkat e tyre.
E një shembull të tillë po e ndjek edhe
Interi. Pavarësisht se u përfol edhe për ndryshimin e emrit, ai do të qendrojë po i njëjtë, “F.C. Internazionale Milano“,
ndërsa për qëllimin e ndërtimit të një marke botërore, do të përdoret Inter Milano.
Mediat italiane zbulojnë se kompania Suning, që zotëron aksionet e klubit, po punon prej muajsh për ndërtimin e simbolit të tyre të ri, që pritet të jetë gati në përvjetorin e krijimit të skuadër, më 9 mars.
Gërmat F dhe C nuk do të jenë më pjesë e stemës së re,
ndërsa në të do të shënohen I dhe M, si dhe do të përfshihen elemente të qytetit të Milanos, si një shenjë e ruajtjes së identitetit për Interin. Qiellgërvishtëset Porta Nuova dhe City Life do të jenë pjesë e këtij dizajni të ri. /Sport Ekspres/
Shtuar më 18/01/2021,
ora 19:00