Interi në ankth për Icardin
Fitorja ndaj Bolognës ka pasur dhe kostot e saj. Icardi u detyrua të braktiste fushën e lojës, duke u zëvendësuar, për shkak të një dëmtimi që pësoi duke rrëshqitur mbi topin.

Për momentin Interi ka sqaruar se është një ndrydhje në gjurin e djathtë dhe vetëm në ditët në vazhdim do të kryhen kontrolle mjekësore të detajuara.

Vetë Icardi në Instagram shkroi pas ndeshjes: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Të hënën ose të martën do të kryej një rezonancë, por nuk është asgjë serioze. Rëndësi ka që fituam një ndeshje aspak të lehtë”.

Interi është në "ankth" pasi në rast se ai mungon për një kohë të gjatë alternativat në sulm nuk janë të shumta, teksa mund ta detyrojë Mancinin të luajë pa asnjë "pykë".
Shtuar më 13/03/2016, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori