Interi në bisedime me Tottenhamin për Milan Skriniar
Tottenham Hotspur dhe Inter kanë nisur bisedimet për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.

Sipas mediave italiane, Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë euro shitjes së tij.

Skriniar është në tregun e transferimeve këtë verë, pasi në muajt e fundit të sezonit të kaluar e humbi vendin e titullarit në skuadrën e Antonio Contes, kryesisht për shkak të sistemit të trajnerit italian me tre mbrojtës.

Mediat italiane raportojnë se kontaktet e para mes klubeve tashmë kanë nisur dhe se bisedimet janë në fazë fillestare.

Interi do 60 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit sllovak.
Shtuar më 23/09/2020, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori