Interi në "gjemba", Lautaro rrezikon 'derbin' me Milanin
Sikur të mos mjaftonte barazimi ndaj Cagliarit, Interi ka gjasa të luaj në 'derbin' pa Lautaro Martinez.

Sulmuesi u largua me karton të kuq, pritet ta paguajë çmimin e përplasjes së ashpër verbale me gjyqtarin.

Vetëm në bazë të ndëshkimit teknik, ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës së Serie A, ndaj Udineses.

Por më e keqja mund të ndodhë pasi sulmuesi në fjalë rrezikon të pezullohet edhe për të paktën dy ndeshje të tjera.

Sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", Interi duhet të bëjë pa goleadorin e vet në tri ndeshjet e ardhshme në total.

Pra, përveç derbit të Milanos, Lautaro pritet të humbasë edhe përplasjen e rëndësishme në "Olimpico", kundër Lazio, një rival i drejtpërdrejtë për titull me Juventusin, në dritën e rezultateve të jashtëzakonshme, të marra nga skuadra bardhekaltër.
Shtuar më 28/01/2020, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori