Interi në sulm për anësorin e Ajax-it
Interi është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe së fundi në skenë ka dalë emri i marokenit të Ajaxit, Hakim Ziyech, kartoni i të cilit kushton rreth 35-40 milionë euro.

Marokeni po shkëlqen bashkë me pjesën tjetër të futbollistëve të Ajaxit, të cilët kanë mbërritur deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

"Për momentin gjithçka mund të ndodhë, por që të largohem duhet të vijë një kub që të më bindë të largohem nga Ajaxi", tha vetë marokeni në një intervistë pas kualifikimit ndaj Juves në Champions.
Shtuar më 23/04/2019, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori