Interi nis kontaktet me Elseid Hysaj
Inter e ka seriozisht për Elseid Hysaj. Skuadra zikaltër po kërkon frymë të re në repartin e prapavijës dhe kapiteni i Shqipërisë duket se është ai i duhuri.

Madje, sipas "Radio Kiss Kiss Napoli" Inter ka nisur kontaktet me Hysaj që të mësuar disponimin e 25 vjeçarit për të kaluar në Milano. Ai shihet si pasuesi ideal i Sime Vrsaljko në krahun e djathtë të mbrojtjes. Kroati do të kthehet te Atletico Madrid në fund të muajit qershor dhe Hysaj mund të zë vendin bosh të lënë prej tij.

Megjithatë, formula që do të transferojë Hysajn si zikaltër pritet të jetë ai i huazimit, me opsion për blerjen përfundimtare. Kjo për shkak që mbrojtësi kuqezi nuk ka bërë një paraqitje dinjitoze në muajit e fundit, duke koleksionuar vetëm 2707 minuta. Ai është pjesë e Napolit që prej vitit 2015 dhe në këtë sezon ka qënë protagonist vetëm me 2 asiste.
Shtuar më 29/05/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori