"Interi nuk di të humbasë, edhe pse duhet të ishte mësuar tashmë"
Juve-Inter mesa duket nuk ka ndërmend të përfundojë kurrë. Pas polemikave në fushë dhe me video nëpër rrjetet sociale, dhe reagimit të Marottës, sot është prononcuar për këtë çështje edhe John Elkann, presidenti i Exor-it, pronar i Juventusit.

“Është i habitshëm fakti që Interi nuk di të humbasë, edhe pse duhet të ishte mësuar tashmë. Unë e pashë ndeshjen në stadium, ishte një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat.

Më vjen keq që krijohen polemika pas një sfide të tillë, të cilën Juventusi e meritoi ta fitonte. E rëndësishme është që të kuptohet mirë ajo që ndodh në fushë dhe të kesh sportivitet, gjë që Juvja e ka treguar se e ka”, u shpreh Elkann.

Shtuar më 09/02/2017, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori