Interi nuk gjen "derman" deri sa ta blejë katalanasin
nteri po përpiqet që në këtë merkato të bëjë disa goditje. Pas transferimit të Romelu Lukakut, “zikaltrit “po negociojnë të marrin dhe Alexis Sánchez.

Por ky nuk është lojtari i vetëm, klubi italian po kërkon gjithashtu të forcohet në mesfushë. Dhe 'Mundo Deportivo' njofton drejtuesit kanë dorëzuar një ofertë te Barcelona në lidhje me Arturo Vidal.

Kileni është bërë një lojtarë i rëndësishëm tek skuadra blaugrane, por në qoftë se në zyrat e tyre mbërrin një ofertë prej 13 milion eurosh ata janë gati që ta largojnë mesfushorin.

Mësohet se klubet ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por në rast të një oferte bindëse dera e katalanasve është e hapur për skuadrën e Inter.
Shtuar më 24/08/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori