Interi nuk ka ndërmend ta rikthejë mesfushorin portugez në skuadër
Erdhi me shumë bujë në verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbon, por rrugëtimi i tij tek zikaltrit nuk shkoi ashtu siç pritej.

Bëhet fjalë për Joao Marion, mesfushori që këtë vit po luan në formë huazimi me të drejtë blerje tek Lokomotiva e Moscow.

Interi gjatë merkatos së janarit pritet të arkëtojë 18 milionë euro nga shitja e Joao Marios te klubi i njohur rus.

Portugezi ka bindur trajnerin Youri Semin me paraqitjet e tij dhe në muajin që lamë pas Mario u shpall si lojtari më i mirë i muajit.

Klubi rus ka vendosur t’ia paguajë Interit 18 milionë eurot e premtuara në rast të ushtrimit të drejtës për blerjen e kartonit të mesfushorit.

Këto para ekipi i Interit do t’i investojë përsëri në tregun e transferimeve, pasi trajneri Antonio Conte më parë ka deklaruar që i mungojnë lojtarë në organikën e ekipit.
Shtuar më 07/11/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori