Interi nuk ngopet, kerkon Eto'on, Villan dhe Tevezin
Albeu.com
Sipas agjentit të futbollit italian, Vincenzo Morabito, Interi është duke ndjekur dy golashënuesit më të mirë në La Liga, sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, dhe atë të Valencias, David Villa, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e transferimit të Carlos Tevez nga Manchester United.“Interi është duke e përcjellë Eto’on qe një kohë të gjatë, duke ditur që kontrata e tij përfundon në vitin 2010. Mendoj se Eto’o është objektiv i mundshëm për zikaltrit”.

“Për më shumë, Nerazzurët janë duke përcjellë edhe situatën e Villas, mirëpo edhe Chelsea dhe Barcelona dëshirojnë shërbimet e tij. Nuk do të befasohesha nëse Eto’o apo Tevez vijnë tek Interi”, ka thënë Morabito për “Controcampo”.
Shtuar më 21/04/2009, ora 00:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori