Interi pas disfatës ndryshon formacion
Si duket taktika e re e Gasperinit që është përfolur pothuajse tërë verës ajo 3-4-3 ka zgjatur vetëm një ndeshje pasi pas humbjes kundër Palermos ai është duke menduar të rikthej sistemin e klubit në 4-3-1-2.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, La Gazzetta dello Sport ku është raportuar se Interi do të rikthej sistemin e vjetër të klubit me 4-3-1-2, sistem ky që është përdorur në mënyrë perfekte nga Jose Mourinho.

Mendohet se Gasperini do të përdor edhe një herë taktiktën 3-4-3 në ndeshjen kundër Trabzinsporit të mërkurët dhe pas saj zikaltrit priten t'i rikthehen formacionit, 4-3-1-2. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2011, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori