Interi "piketon" zëvendësuesin e Handanovic, vjen nga Spanja
Merkato e Interit në verën e ardhshme pritet të jetë shumë e varfër për shkak të paqartësisë së situatës me pronarët e Suning. Marotta gjithsesi po shikon për një alternativë low cost të Samir Handanovic duke rikthyer interesimin për Rui Silvan.

27-vjeçari do të ishte një afrim pa shpenzime pasi është në fund të kontratës me Granadan dhe ua ka bërë të qartë që nuk do ta rinovojë. Për gardianin portugez ka oferta edhe nga ekipe të tjera por zikaltrit janë gati t’i ofrojnë një rol protagonist duke parë formën jo të mire të Handanovic.

Shtuar më 08/02/2021, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori