Futbollistët e Interit do të vishen me ngjyrë të gjelbërt për ndeshjet si mysafir në
edicionin 2019/20.
Fanella e re e Interit e prezantuar sot, është e inspiruar nga elegance e Milanos, që e bëjnë qytetin të veçantë në baza globale, raporton Zëri.info.
Ngjyra e gjelbërt është inspirim i ngjyrave të ulësve të tifozëve të interit në “Giuseppe Meazza”.
Fanellat janë të kompletuara nga të shkurtrat e bardha. “Mendoj që kjo është një risi e madhe për
edicionin 2019/20 tek
Interi”, tha Pete Hoppins, drejtor i Nike, kompani e cila ka dizejnuar këto
fanella.
Fanellat në fjalë do të vihen në shitje nga dita e nesërme.
Shtuar më 25/06/2019,
ora 10:33