Interi refuzon ofertën e Arsenalit për Perisic
Interi ka refuzuar një ofertë nga Arsenali për ta huazuar Ivan Perisic me mundësi blerje në fund të sezonit.

Siç raporton "Sky Italia" Arsenali ka ofruar 5 milionë euro për ta huazuar kroatin deri në fund të sezonit, me opsion për ta blerë atë për 40 milionë euro në verë.

Megjithatë, Interi janë të interesuar vetëm për ta shitur 29 vjeçarin.

“Nëse dikush dëshiron ta blejë atë duhet të paguajë një shumë të mirë parash sepse ne e vlerësojmë lartë atë”, kishte thënë dje menaxheri i Interit, Luciano Spalletti. /albeu.com/

Shtuar më 27/01/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori