Tashmë
Interi nuk po mendon vetëm për të gjetur një trajner por edhe disa lojtarë të cilët mund të jenë të nevojshëm për skuadrën.Sipas të përditshmes
angleze The People,
Interi rikthehet sërisht tek
Nasri.
Synimi i Zikaltërve tashmë është francezi i Arsenalit,Samir
Nasri i cili mund të transferohet tek
Interi në këtë merkato verore.
Sipas kësaj të përditshme një delegacion i Interit ndodhet në Londër për të arritur të transferojë Nasrin tek
Interi të cilit edhe pse ka edhe një vit kontratë me Arsenalin ai është shprehur se kërkon të ndryshojë skuadër pasi nuk ndjehet i lumtur tek Arsenali.
Në kërkim të Nasris është edhe skuadra
angleze e Manchester United e cila po kërkon një zëvendësues të Paul Scholes. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2011,
ora 17:42