Interi sfidon sot Torinon, Icardi sfidon bomberin Belotti
Torino do të presë Interin sot Interin në orën 18:00 në një sfiudë që pritet të dhurojë spektakël. Vendasit janë të frikshëm në shtëpinë tyre, ndërkohë që zikaltrit janë në formë mjaft të mirë.

Në këtë ndeshje do të kemi dhe një duel mjaft interesant mes Belottir dhe Icardi.

Italiani i Torinos kryeson listën e gol-shënuesve, me 22 gola të shënuar në 24 takime të luajtura, Icardi është i dyti, me 20 gola në 26 ndeshje.

Belotti ka një mesatare më të mirë goli, por argjentinasi i Interit ka punuar më mirë për skuadrën, pasi numëron plot tetë asiste për gol, kundrejt 3 të italianit.

Shtuar më 18/03/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori