Interi s’heq dorë, zikaltërit tentojnë bomberin e Serisë A
Kjo merkato po vijon të jetë shumë aktive për Interin. Mes të tjerash, zikaltërit kanë në tavolinë edhe dy emra të mëdhenj për të sjellë në San Siro.

Bëhet fjalë për Romelu Lukakun dhe Edin Dzekon. Për boshnjakun, 18 herë kampionët e Italisë ende nuk i kanë hequr shpresat, raporton Calciomercato.com.

Më tej, edhe Roma do të ishte për një marrëveshje të mundshme, mirëpo në këtë mes duhet që si fillim verdhekuqtë ta gjejnë një zëvendësues, e më pas do të hynin në trataviva për një kalim të Dzekos tek Interi.

Shtuar më 11/07/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori