Interi shkatarron Chievon dhe merr kryesimin e Serie A (VIDEO)

Interi ka shpartalluar sot skudrën e Chievos me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në "Giuseppe Meazza" për javën e 15-të në Serie A

Interi i Luciano Spallettit e ka shfrytëzuar gabimin e Napolit, duke marrë tri pikë e arta për të rrëmbyer kreun në Serie A, shkruan Albeu.com.

Të besuarit e Spallettit vijuan me formën e mirë duke e mposhtur 5-0 Chievon në shtëpi, ku shkëlqeu Perisic duke realizuar hat-trick.

Ivan Perisic (23’, 57’ dhe 90') Mauro Icardi (38’) dhe Milan Skriniar (60’), shënuan për fitoren e pastër të Zikaltërve.

Pas kësaj fitore, Interi ka marrë pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Juventusi, ndërsa Chievo pozicionohet në vendin e 12 me 20 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori