Interi shkaterroi Milanin (VIDEO)
Albeu.com
Interi ka dominuar ne derbin me Milanin duke tronditur skuadren e Leonardos perpara presidentit dhe njekohesisht kryeministrit Italian Silvio Berluskoni. Kuqezinjte e kane filluar mire ndeshjen, nderkohe qe Mourinjo tenton Shnajder qe nga minuta e pare.Holandezi shume shpejt tregon aftesite e tij me nje goditje nga larg qe gjen ne pozicion Storarin.

Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 29-te, nje kombinim perfekt, i Militos me Tiago Moten sjell golin e ketij te fundit.

Nuk e ka mbajtur presionin Milani dhe vetem 5 minuta me vone, nje top i gjate i Maikon i jep mundesine Etose te shfrytezoje hapesirat e lena nga Jankulovski, Gatuzo e ndalon ne menyre te parregullt brenda zones, gjyqtari akordon 11-metersh dhe eshte Milito i cili nuk gabon duke dyfishuar rezultatin.

Pak minuta nga perfundimi i pjese se pare, Gatuzo i demtuar ne pritje te zevendesimit nderhyen ashper ndaj Shnajder duke detyruar gjyqtarin Ricoli t’i nxjerre kartonin e dyte te verdhe, nderkohe qe kapiteni le skuadren e tij ne momentin me te veshtire me 10 lojtare.

Ne kohen shtese te pjese se pare Maikon deperton i vetem e trefishon rezultatin duke shuar perfundimisht shpresat e kuqezinjve per te reaguar.

Edhe me fillimin e pjeses se dyte nuk ndryshon asgje, Milani me 10 lojtare dhe me nje Ronaldinjo ne erresire me veshtiresi arrin te kaloje mesfushen, nderkohe qe ne minuten e 67-te, vjen supergoli i Stankovic nga rreth 30 metra, qe mbyll derbin e rradhes per skuadrat e Milanos.

Tashme Interi shkon ne kuoten e 4 pikeve, 1 me shume se Milani pas 2 javesh te Serise A. (tch)

Ja golat:

Shtuar më 30/08/2009, ora 19:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori