Interi shkërrmoq Rapid Vienna dhe kualifikohet në Europa League (VIDEO)
Interi e ka mposhtur sonte Rapid Vienna me rezultatin 4-0 në “Giuseppe Meazza”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Europa League.

Pas triumfit 0-1 në udhëtim, Interi fitoi 4-0 në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 11 me golin e Matias Vecino në minutën e 11'

Golin e dytë e shënoi mbrojtësi që nuk po ka shumë hapësira këtë edicion, Andrea Ranocchia në minutën e 18'.

Në pjesën e dytë Interi shënoi edhe dy gola. Fillimisht Perisic realizoi në minutën e 80’ të ndeshjes, kurse golin e fundit dhe të 4 e shënoi Matteo Politano në minutën e 87’.

Kështu Interi kualifikohet në fazën tjetër të UEFA Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori