Interi siguron fitoren e tretë radhazi në Serie A, mposht bindshëm Bolognan (VIDEO)
Sot u luajt ndeshja ndërmjet Inter dhe
Bologna, në kuadër të javës së 10-të të
Serie A.
‘Nerazzurri’ nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, ata kishin iniciativën.
Kjo bëri që ata të shënojnë shpejt, fillimisht ishte Romelu Lukaku që
shënoi në
minutën 16’ pas një asistimi të Ivan Perisic.
Në fund të pjesës së parë, Marcelo Brozovic nga mesi i fushës gjeti me një pasim të saktë
Achraf Hakimin i cili realizoi gol në
minutën e 45’.
Me të nisur pjesa e dytë,
Bologna bëri disa ndryshime dhe morrën iniciativë, në
minutën e 67’
shënoi Emanuel Vignato për rezultatin 2-1.
Por, gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta, në skenë u shfaq prap
Achraf Hakimi i cili
shënoi në
minutën 70’ për rezultatin 3-1./
Shtuar më 05/12/2020,
ora 22:47