Interi tenton të thyejë "tabunë" San Siro
FC Inter
Interi ka plot një vit që nuk fiton një ndeshje të Champions League në San Siro. Fitorja e fundit daton më 24 nëntor 2010, kur Interi i drejtuar nga Rafa Benitez mposhte me rezulatin 1 me 0 holandezët e Twente me gol të Esteban Kambiaso.

Më pas vijnë tre humbje rresht, me Bajern Mynih 0-1, Schalke 04 2-5 dhe me turqit e Trabzonspor 0-1.

Sot zikaltrit do kërkojnë fitoren ndaj Lille për të hedhur një hap përpara në kalimin e grupit dhe konsolidimit të vendit të parë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori