Interi vazhdon ndjekjen e Modricit, Ausilio synon ta transferojë në merkaton e janarit
Drejtori sportiv i Interit, Piero
Ausilio vazhdon ta ndjek me kujdes mesfushorin e
Real Madridit, Luka
Modric.
Një përpjekje gjatë verës e çoi në raportimin e Realit ndaj Interit në FIFA, por
Ausilio nuk ka hequr dorë nga ringjallja e një marrëveshjeje në muajin janar.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA e quajti të rregullt veprimin e Interit muajin e kaluar dhe nuk ka asnjë padi në drejtim të tyre.
Sipas Corriere dello Sport,
Ausilio është duke hulumtuar për gjetjen e një
mesfushori të ri në afatin e janarit.
Sigurisht që
mesfushori kroat i
Real Madridit,
Modric kryeson listën e dëshirave për blerje nga ana e Interit.
Në listë është edhe
mesfushori i talentuar i Ajaxit, Frenkie de Jong, i cili gjithashtu është në shqyrtim nga drejtuesit.
Shtuar më 08/10/2018,
ora 18:45