Interi zyrtarisht bëhet "kinez"
Interi përfundimisht është në duart e kinezve dhe të kompanisë Suning, që ka blerë shumicën e aksioneveklubit zikaltër.

Kompania kineze ka siguruar 68.5 5 për qind të aksioneveklubit ziklatër me një shifër prej 270 milionë euro, ndërkohë që president i klubit do vijojë të mbetet Thohir. Ky i fundit tashmë do të ketë vetëm 31 për qind të aksioneve.

Në mënyrë definitive do të dalë nga skena ish Presidenti Morati, i cili nuk ka më asnjë aksion, ndërkohë që përfaqësuesi i Kompanisë Zhang Jindong është shprehur se do ta dërgojë Interin në nivelet më të larta të futbollit europian, ashtu si Moratti duke blerë kampion të mëdhenj. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori