Interin e pret "ferri" ndaj PSV
philips
Skuadra e Interit do të luajë sonte në mbrëmje në transfertën e vështirë të PSV Eindhoven në kuadër të Champions League. Zilatërit aktualisht kanë gjetur formën e tyre pasi numërojnë disa fitore radhazi, por kjo nuk do të thotë se italianët e kanë fitoren e garantuar përballë një kundërshtari që në letër është më i dobët se zikaltërit.

Sa i përket statistikave, PSV Eindhoven kryeson kampionatin holandez me 7 fitore në po aq ndeshje duke numëruar plot 21 pikë. Për më tepër që PSV ka një ndër sulmet më të frikshme në Europë pasi deri tashmë kanë shënuar plot 26 gola, me një mesatare prej 4 gola për ndeshje. Ndërkohë që kanë mbrojtjen më të mirë në Europë me vetëm tre gola të pësuar.

Sa i përket Interit, zikaltërit kanë shënuar vetëm 10 gola në 7 takime ndërsa kanë pësuar 5 të tillë. “Philips Stadium” do të presë një ndeshje të jashtëzakonshme mes dy skuadrave me cilësi të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori