Tifozët e Interit mund të qëndrojnë të qetë, pasi HJose
Mourinho nuk e konsideron
faktin se në një të ardhme mund të vihet në
drejtimin e klubit të
Milanit: "Tashmë jam i mësuar me gënjeshtrat e gazetave dhe nuk më bëjnë më përshtypje. Spekulimet e fundit, sipas të cilave unë mund të marr
drejtimin e
Milanit, janë të pabazuara dhe është një gënjeshtër e madhe. Nuk e kam menduar kurrë këtë gjë.
Interistët duhet të jenë të qetë për sa i përket këtij diskutimi. Siç kam deklaruar edhe më parë unë ndihem një
interist dhe një zikaltër nuk e mendon asnjëherë
faktin që t’i veshë ndonjëherë ngjyrat kuqezi", është shprehur "Special One".
Më pas ai shprehet se këtë sezon në Ligën e Kampioneve ekziston një rival më shumë: Juventusi.
"Ajo është një skuadër elite. Është e lehtë për ta që të thonë se nuk janë skuadra pretendente e Ligës së Kampioneve. Ndonëse shumë njerëz thonë se skuadrat favorite janë Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United, unë mendoj se Juventus, Bayern Munchen dhe Borussia Dotmund mund ta fitojnë këtë aktivitet", deklaroi Jose
Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013,
ora 18:07