Interistët shembull për t'u marrë në Itali, tejmbushin San Siron
Me shpresën se do të vjerë një hap i gabuar pas atij të Lacios me Atalantën, i cili rriti ndjeshëm shpresat e Interit për ta mbyllur sezonin në zonën Champions, pasi tani “zikaltrit” e kanë vetë në dorë fatin e tyre.

Kjo pasi në javën e parafundit, në orën 20:45 skuadra e Spallettit pritet të koleksionojë 3 pikët e radhës ndaj një kundërshtari si Sassuolo, që tashmë e ka të sigurtë qëndrimin në Serie A. Rreth 70 mijë tifozë do të jenë në shkallët e San Siros për të mbështetur Interin në sfidën e fundit shtëpiake drejt një objektivi të rëndësishëm.

Një tjetër tregues dashurie ky i fansave zikaltër për skuadrën e tyre, me Interin që përsa i përket tifozëve nuk ka rivalë në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori