Internacional "blindon" Damiaon
Leandro Damiao nuk lëviz pa të paktën 60 milionë euro. Përsa i përket sulmuesit brazilian, i cili aktivizohet me Internationalin e Porto Alegres ndërhyri Giovanni Luigi, presidenti i klubit karioka.

Numri një i skuadrës tha: "se ekipi nuk është një skuadër dosido por një emër i madh në futbollin brazilian. Nëse Milani apo Manchester United dëshiron të ketë shërbimet e Damiao duhet të flasë me drejtuesit e skuadrës jo me futbollistin, dhe nëse e kane vendosur ta marrin mjafton të derdhin në arkat e klubit 60 milionë euro".

Leandro Damiao prej kohësh është nën vëzhgimin e Juventus dhe Milan por për të nuk mungojnë ofertat edhe nga Premier League ku Manchester United është në pole-position, por pa harruar as Tottenham. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2012, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori