Për gati dy dekada, Lionel
Messi ka bërë që shumë tifozë në mbarë botën të admirojnë futbollin shkaku i lojës së tij.
Kthehemi në vitin 2003,
Messi kishte intervistën e parë si
lojtarët i Barcelonës në televizionin e klubit, pasi kishte nënshkruar kontratën e tij të pare profesionale.
“Ata më thirrën mua, më thanë se do më bënin një lojtar profesional dhe ishte diçka ambicioze”, ka thënë
Messi kur ishte 16-vjeçar.
“Këtu,
lojtarët me moshën 18, 19-vjeçare vazhdojnë të luajnë në akademi, por në Argjentinë me 16 ose 17 ju luani në ligën e parë, pasi atje nuk ka shumë para”.
Argjentinasi i ishte bashkuar Barcelonës më vonë, pasi ishte zbuluar në vendlindjen e tij.
Por, sulmuesi ka zbuluar se nuk e kishte të lehtë jetën në Spanjë.
“Në sezonin tim të parë,
kisha një kohë të vështirë këtu”, ka vazhduar ai. “Gjashtë muajt e parë ishte të vështirë, pasi nuk
kisha as letrat”.
“Në ndeshjen e parë u lëndova dhe isha për dy muaj i papunë. Ishte diçka e shëmtuar, pasi filloi të më humbiste edhe besimi, isha i mbyllur në dhomën time, nuk flisja me askënd”.
“Mirëpo, ditë më vonë – bashkë
lojtarët filluan të komunikonin me mua, ishim disi më të afërt dhe qëndronim së bashku më shumë”.
Kur u bë 17-vjeçar,
Messi dëshiron të debutonte në skuadrën e dytë dhe së paku të ishte rezervist aty.
“Dëshiroja që të kaloja menjëherë në Barcelonën B dhe mos të luaja në atë C. Kur kalova në B,
kisha mundësinë të shikoja edhe
lojtarët e skuadrës së parë dhe entuziazmi ishte i madh”, ka shtuar më tej ai.
/Telegrafi/
Shtuar më 30/03/2020,
ora 18:20