Intervistat nxjerrin bllof Moratën: Dashuron Juventusin, Realin, Chelsean dhe Atleticon (VIDEO)
Sa e vështirë është që të gjesh dashuri të vërteta mes lojtarëve dhe fanellës së ekipit në futbollin modern.

Thuajse e pamundur! Ndërsa rastet si Alvaro Morata janë të shumta ku pas çdo zyrtarizimi ka edhe një deklarim të tepruar.

Një video që po bën jehonë në rrjetet sociale është një fragment i shkëputur pas çdo kohe kur Morata ka ndërruar skuadrat.

E si kanë qenë këto deklarata? Të përmbledhura shkurtimisht janë në këtë mënyrë:

2014: “Juventusi është vendi ku unë dua të jem”.

2016: “Ëndrra ime është që të kem sukses te Reali i Madridit”.

2017: “Që në fëmijëri e imagjinoja veten time te Chelsea”.

2019: ”Atletiko është lumturia e vërtetë që nga fëmijëria”.

E së fundmi Alvaro Morata është transferuar sërish te Juventusi. Madje edhe këtë herë nuk kanë munguar fjalët e dashurisë për të fituar zemrat e tifozëve përpara kohe. Por kur kthen kokën pas dhe sheh gjithçka ka thënë ky sulmues me mungesën e koherencës, tifozët bardhezinjtë nuk duhet ta marrin shumë për bazë për pjesën e deklaratave.
Shtuar më 25/09/2020, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori