"Intriga" Benatia, Bayerni në Romë për marokenin
Pëlqej
Mehdi Benatia bëhet një intrigë ndërkombëtare. Pas lajmit nga Anglia që fliste për një akord të arritur me Manchester United sot vijnë lajme të reja nga Gjermania. Sipas gazetës "Sport1", Drejtori Teknik i Bayern Munchen Michael Reschke ndodhet në Itali për të mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin e Romës.

Pep Guardiola u shprej dje se i duhej një futbollist për të zëvëndësuar të dëmtuarin Javi Martinez, viktimë e një dëmtimi të rëndë në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund.

Priten zhvillime të reja në orët në vazhdim.../albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori