Intriga Fernando: Milani siguron "po"-në e lojtarit, por...
"Jo"-ja e paparitur e Lionit për Maxime Gonalons ka ndryshuar planet e Napolit, që tashmë mendonte se e kishte gjetur përforcimin në mesfushë të kërkuar nga tekniku Rafa Benitez. Dhe tashmë një ndër emrat më të përfolur në klubin axurr është ai i Fernando, futbollistit brazilian që i skadon kontrata me Porton. Por sipas asaj që shkruan "TuttoSport", Adriano Galliani ka siguruar në Brazil "po"-në e agjentit të tij, i cili ka premtuar se në qershor do të vishet kuqezi.


Por Milani nuk mund ta quajë ende veten fitimtar: Porto do para, ndaj dhe kërkon shitjen e tij që në janar dhe për momentin Napoli i plotëson kërkesat ekonomike të portugezëve, ndërsa "Djalli" jo. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori