Investim 60 milionë euro, CR7 ndërton hotelin e gjashtë
Pëlqej
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është vendi ku Cristiano Ronaldo ka zgjedhur që të ndërtojë hotelin e tij të gjashtë nën markën CR7. Lajmi është bërë i ditur nga grupi i hoteleve “Pestana” ku 33-vjeçari është aksioner.

Gjithashtu thuhet se hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma. Ndërkohë përurimi i këtij hoteli është parashikuar të bëhet në vitin 2021.

“Është një investim prej 60 milionë eurosh dhe, si të gjitha hotelet e ndërtuara deri më tani, investimi do të jetë 50 me 50, pra gjysmën e investimit do ta bëjë 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe pjesën tjetër grupiPestana’”, thuhet më tej në deklaratë.

Në vitin 2016, ylli portugez ka përuruar hotelet e tij të para në Lisbonë dhe në Madeira, në vendlindjen e tij. Ndërkohë që brenda vitit 2020 duhet të hapë edhe 3 hotele të tjerë në Madrid, New Tork dhe Marakesh.
Shtuar më 13/09/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori